Vritet kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS

Kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

GazetaMetro shkruan se brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti.

SHKARKO APP