Vritet në Siri edhe një kosovar
Një i ri tjetër kosovar është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 22- vjeçarin Hamdi Krusha nga Prizreni. Ai u vra gjatë luftimeve përkrah organizatës Al-Nusra.
Burime të gazetës ‘Express’ brenda organeve të sigurisë e kanë konfirmuar lajmin për vrasjen e tij.
Edhe familja e të vrarit, që para dy ditëve, është informuar për vdekjen e të riut nga Prizreni, i cili Al-Nussras i është bashkuar më shumë se dy vite më parë.
Vrasja e tij e shton në 50 numrin e kosovarëve të vrarëve në luftimet në Siri dhe Irak, ndërkohë që të dhënat flasin për mbi 70 luftëtarë të tjerë nga Kosova, të rreshtuar përkrah organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nusra.