Vritet një polic në Kosovë, teksa shkonte në punë
Shemsi Gashi, 61 vjeçar është polici i vrarë sot në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar njëri prej kushërinjve të viktimës, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët e tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk kanë dashur të flasin për mediat, por kanë treguar se në orën 07:00 të mëngjesit kanë dëgjuar të shtëna armësh.
Viktima ka qenë duke shkuar në punë, kur u qellua me arme.
Gashi ka qenë duke punuar në departamentin e Kriminalistikës në Policinë e Kosovës./KosovaPress