Vritet një tjetër sulmues serb në veri të Kosovës, situatë e tensionuar
Vritet një tjetër sulmues serb në Zveçan duke thelluar në 2 numrin e viktimave serbë nga shkëmbimet me armë zjarri në Manastir.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy të vrarëve. Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve, ndërkohë janë arrestuar 3 serbë në Zveçan.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.