“Vuçiç ka dërguar mercenarë serbë në Bjellorusi”

Anëtari i kryesisë së PDK-në, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen forca të ushtrisë serbe në Bjellorusi, atje ku po mbahen protestat kundër presidentit bjellorus, Aleksandr Lukshenko.

Hoxhaj, ka thënë se përmes këtyre fotografive, shihet përkrahja e Aleksandar Vuçiç ndaj regjimit autoritar në Bjellorusi.

Ai shtuar se është shqetësuese prania e mercenarëve dhe ushtarëve serbë atje.

“Fotografitë nga Frank Vicocoroka tregojnë përkrahjen ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi nga Aleksandar Vucic. Mercenarët serbë dhe prania ushtarake në Bjellorusi janë shqetësuese. Shërbimi i jashtëm Evropian dhe Josep Borrell, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lojërave të ndyta të Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

SHKARKO APP