Vuçiç anulon vizitën në veri të Mitrovicës

Është anuluar vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, e paraparë për të dielën.
Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb në veri të Kosovës, nuk do të realizohet, pa dhënë shpjegime për arsyet e anulimit.
Edhe zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë konfirmuar se planet përgatitore, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, janë ndërprerë pas njoftimeve se vizata është anuluar.

SHKARKO APP