Vuçiç bën deklaratën e fortë: Kurti po kërcënohet nga Amerika, nuk dalim të pafituar nga njohja

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në Novi-Sad se nuk e njohin Kosovën, nëse edhe Serbia nuk fiton diçka.

Para gazetarëve, se si do t’i përgjigjet Serbia, siç theksohet – ultimatumit të Prishtinës, Vuçiç është kundërpërgjigjur po me pyetje: “Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai.

“Le të bëjnë ata punën e vet, ne tonën, pastaj të shohim kush del më i suksesshëm”, ka shtuar  presidenti serb, duke vijuar se me këtë rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse pas vizitës në SHBA a konsideron se Uashingtoni kërcënon seriozisht kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me heqjen e taksës, Vuçiç është përgjigjur:

“Absolutisht po. Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?