Vuçiç: Bravo i qoftë Majlinda Kelmendit për suksesin
Pas medieve serbe që shkruan për suksesin e Majlinda Kelemendit në lojërat olimpike Rio 2016, radha ka qenë e Kryeministrit të Serbisë. Aleksandar Vuçiç, ka uruar pejanen për suksesin e arritur.
Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.
“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin. Ia heq kapelën. Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara. Iu kam ikur komentimeve të budallallëqeve të analistëve dhe gazetarëve të rrejshëm, të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, tha ndër të tjera Vuçiç.