Vuçiç deklaron se ka bërë gjithçka për Kosovën

“Ka ende frikë tek qytetarët serbë dhe joshqiptarë në Kosovë, – theksoi ai, duke sjellë shembuj edhe nga të kthyerit në Kosovë, që sipas tij, janë sulmuar disa herë. – Pesë shtëpi janë dëtuar vetëm në qëndër të Gjakovës nën udhëheqjen direkte të Mimoza Kusarit, që jepte mesazhin se serbët nuk janë të mirëpritur.”

Vuçiç mbajti një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ku theksoi se dialogu është me rëndësi dhe jo konfliktet verbale të politikanëve të dobët.

Vuçiç shprehu gjithë pakënaqësinë e tij për palën kosovare, e cila nuk lejon që qytetarët të falen lirshëm në tempuj. “Kemi bërë çdo gjë që bota ka kërkuar nga ne. Kemi normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën, kemi shmangur konfliktet verbale sepse vetëm politikanët e dobët hapin vraga të tilla.Të gjithë e kuptojnë se kemi ndërmarrë hapa vendimtarë për t’i dhënë moment pajtimit midis qytetarëve që jetonë në Kosovë.”

Pas kryeministrit të Serbisë, e mori fjalën Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi:
“Jemi të vetëdijshëm për frikën e kthimit të qytetarëve serbë në Kosovë, për shkak të asaj që ka ndodhur.” Pas zgjedhjeve të 8 Qershorit, patëm një bllokadë politike, po që asnjëhërë nuk u kthye në krizë. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku ka pasur protesta, në vendin tonë nuk pati sepse klasa politike e Kosovës respekton institucionet, gjykatat, Presidenten, e para Presiente grua që dëshmon emancipim. Asnjëherë nuk krijuam momente dhune. Tani mund t’ju konfirmoj me kënaqësi të veçantë se dy partitë më të mëdha kanë arritur marrëveshje për qeverisje sëbashku me të gjitha moniritetet. Javën e ardhshme do të arrihen të ngrihet të gjitha institucionet. Kjo marrëveshje është krijuar pa ndërhyrje nga jashtë. Mendoj se kemi treguar një pjekuri politike.

SHKARKO APP