“Ti nuk kalon”. Vuçiç dhe zyrtarëve serbë u ndalohet hyrja në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. të Kosovës. Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.
Kërkesa e kreut të shtetit serb vjen disa ditë pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit gjatë konfliktit. EULEX-i sqaroi një ditë më parë se zbulimi i mbetjeve mortore në Kizhevak u realizua falë fotove nga ajri. Gërmimet në zonë kishin nisur në e 2015-ën, por problem është se aty ndodhej një gurore e madhe e cila ka qenë në përdorim prej vitesh duke bërë që ambienti përreth të pësonte ndryshime të vazhdueshme. nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999-ën.

SHKARKO APP