Vuçiç: Do pranojmë vetëm një marrëveshje që është në interes të Serbisë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur përsëri sot rreth çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën. Sipas tij gjërat vetëm po vijnë duke u vështirësuar drejt gjetjes së një marrëveshjeje të përbashkët për të dyja shtetet.

“Është gjithnjë e më e qartë se po bëhet dhe më e vështirë për të dalë me një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Vuçiç sot në Novi Sad.

“Gjërat janë duke shkuar në atë drejtim që Serbia nuk do të marrë asgjë”, ka shtuar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka bërë dhe kritika ndaj opozitës serbe, të cilët kanë dalë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Sipas presidentit serb, ata kanë harruar se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur. Ai ka thënë se Serbia do të pranojë një marrëveshje me Kosovën e cila do të jetë në interes të popullit të Serbisë.

SHKARKO APP