Vuçiç e pranon, qëllimi i pesëshes:“Serbia ta njohë Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qëllimi i pesëshes si diplomatëve perëndimorë, që vizituan të shtunën Kosovën dhe Serbinë, është që “Serbia ta njohë Kosovën”.

Në një dalje publike, kryeministri serb ka theksuar:

“Natyrisht gjithçka për Kosovën e M. për ne është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se e gjithë kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është. Ajo ishte vetëm taktikisht e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në një kuptim strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiq për “B92”.

Ai ka bërë të ditur se të enjten e të premten do të shkojë në Bruksel dhe do të merret me të gjitha pengesat që i vendosen Serbisë. Ai ka thënë se përfaqësues të opozitës në Serbi i kanë shkruar letër Brukselit dhe kanë kërkuar sanksione ndaj tij për Banjskën.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë, që opozita të kërkojë sanksione ndaj vendit të vet. Ata janë tmerrësisht të shqetësuar që nuk ka sanksione. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë me veten e tyre. Është veprim i papërgjegjshëm dhe joserioz, do të thosha qasje antishtetërore dhe antipopullore. Unë u trondita”, ka shtuar Vuçiqi.

Ai ka thënë se opozita në Serbi me këtë thotë “se faji nuk është te Prishtina dhe Albin Kurti, por te Serbia”.

Një ditë më parë, Kosova dhe Serbia u vizituan nga pesëshja euroamerikane e udhëhequr prej emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Në ekip ishin edhe I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Në takim me kryeministrin Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ata kanë prezantuar edhe një plan për të ecur përpara drejt normalizimit, por detajet e të cilit nuk janë shpalosur. Nga Prishtina, Lajçaku kërkoi veprime të shpejta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E Kurti tha se prioritet ka sigurinë, pas sulmit në Banjskë.

/koha.net

SHKARKO APP