Vuçiç e pranon: S’mund të gënjej e të them se Kosova është e jona për 300 milionë vjetet e ardhshme

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërtetë në provincën jugore serbe”.

Ai tha se nuk mund të thotë që Kosova do të jetë e tyre edhe për 300 milionë vjetet e ardhshme.

“Nëse mendoni se ka shumë në Kosovë që ne i kemi në duar atëherë njerëz, ju lutem, nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Ne luftojmë për çdo njeri në Kosovë, por nuk do të gënjej popullin dhe të them që gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë vjetet e ardhshme”, tha Vuçiç në një intervistë për Informerin serb.

 

SHKARKO APP