Vuçiç: Është një mit të thuash se Kosova është e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen në fund të korrikun për të vijuar procesin e dialogut. Serbia sipas Vuçiç është e gatshme të arrijë në një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Në një intervistë për mediat vendase, ai tha se në fund i takon popullit të vendosë sesi duhet të zgjidhet çështja mes dy vendeve.
“Është e lehtë dhe e thjeshtë t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Por nuk është e lehtë ta kombinosh atë me situatën reale. Është një mit të thuash se Kosova është e Serbisë, por gjithashtu është një mit të thuash se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë. Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen. Në fund është populli ai që do të vendosë”,-thotë Vuçiç.
Si mund të zgjidhen çështjet e mbetura pezull? “Edhe nëse do e dija nuk do e thoja, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë diçka. Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës”.