Vuçiç hedh poshtë raportimet: Me Kosovën negocioj por unë, jo Tony Blair

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë raportimet se negociatat për Kosovën i zhvillon ish-kryeministri Britanik, Tony Blair.

Më parë kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka thënë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, po negocion për “demarkacionin” me Kosovën.

Vuçiç tha se nuk është dhënë asnjë cent që dikush të negociojë për problemin e Kosovës në vend të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Blairi nuk negocion për asgjë, unë negocioj, dhe ky është vendim i dy palëve të pushtetit ekzekutiv – edhe i Qeverisë së Serbisë edhe i imi, që këtë ta pranoj si barrë dhe obligim. Emri im nuk është as Tony e as ndryshe, por Aleksandar”, tha Vuçiç në Moskë për televizionin serb “Pink”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?