Vuçiç i nevrikosur në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Të heshtin të paktën për 24 orë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se disa nga serbët duhet të turpërohen që sot Kosova po feston 11 vjetorin e pavarësisë. Vuçiç ka theksuar se nuk mund të parashikojë se kur mund të arrihet një marrëveshje.

“Teksa Prishtina feston 11 vjet pavarësi, Serbia po përpiqet të ruaj interesat e saj si dhe paqen e stabilitetin. Shpresoj se disa në vendin tonë të cilët nuk mundën ta parandalojnë pavarësinë e Kosovës të heshtin të paktën 24 orë”, ka thënë Vuçiç gjatë një konference në Mynih.

Ai ka thënë se shqiptarët e diasporës po lobojnë edhe me para për Kosovën. Sa i përket deklaratës të kryeministrit shqiptar, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiç ka thënë se nuk është hera e parë që dëgjon deklarata të tilla.

SHKARKO APP