Vuçiç i përgjigjet Jahjagës: Ç’faj kemi ne për eksodin e shqiptarëve?
Kryeministri serb, Aleksandër VuçiÇ, ka thënë se Serbia nuk është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ai e bëri këtë deklaratë ditën e enjte, gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd me Dimitris Avramopulos, komisionarin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë. Kryeministri serb shtoi se Serbia ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë të qytetarëve, duke iu referuar eksodit masiv që kanë përdorur territorin serb si transit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, tha sot se Serbia nuk ishte përgjegjës për migracionin aktual, i cili e ka lodhur Evropën. Këto deklarata janë bërë pas disa akuzave të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zv.kryeministrit, Hashim Thaci në adresë të Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se Serbia ka lehtësuar largimet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike duke u hapur kufijtë, por edhe me politika të fshehta brenda vendit. Kjo, sipas tyre, është bërë me qëllim për të pakësuar sa më shumë numrin e shqiptarëve në Kosovë.
Sipas Vuçiic, Serbia do të shtojë, siç tha ai, forcimin e kontrollit kufitar dhe të pranojë këshilla dhe ide që vijnë nga BE-ja, sepse shumë mund të mësohet nga miqtë evropiane për këtë çështje. Kryeministri serb shtoi se Serbia ka vepruar në përputhje me marrëveshjen në Bruksel për lirinë e lëvizjes, por edhe me qeveritë e BE-së.
Vuçiç shtoi sekomisioneri evropian zhvilloi bisedime në lidhje me migrimin, azilkërkuesit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar në të gjithë rajonin, si dhe terrorizmit.