Vuçiç i përgjigjet përfaqësuesit të NATO-s: Punë për ne se ku do ta dërgojmë ushtrinë tonë!
Pas deklaratës së Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.
Aleksandar Vuçiç ka reaguar menjëher lidhur me këtë deklaratë sekretarit të NATO-s.
Kështu Vuçiç theksoi se Ushtria Serbe nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj, “dhe se ku e vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”.
“Sa i përket Ushtrisë Serbe ajo i ka kryer në mënyrë profesionale detyrat e saj dhe asnjëherë nuk i ka shkelur të drejtat e saj dhe përgjegjësitë e saj. Ajo gjithnjë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Ku dhe kur do të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit tonë, pa e kërcënuar askënd në ansjë mënyrë, ku do ta dërgojmë ushtrinë tonë kjo është punë e jona”, tha Vuçiq.