Vuçiç i përgjigjet Thaçit: Nuk jemi një “Rusi e Vogël”

Placeholder Image

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit Serbia synon të aneksojë Veriun e Kosovës.

Gjatë një interviste për gazetën italiane “La Repubblica”, Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk është një “Rusi e vogël”, duke shtuar se shteti serb e konsideron Kosovën shtet të vetin.

“Ne e konsiderojmë të gjithë Kosovën pjesë të Serbisë sipas Kushtetutës sonë. Ne nuk synojmë ndonjë pjesë të territori dhe nuk kemi plane ushtarake, siç kanë ata në Prishtinë. Ne ballafaqohemi me një hipokrizi të tmerrshme; nuk mund të konsiderohet një tren si tank apo forca të blinduara të veçanta. Ne dërguam një tren, jo njësi ushtarake. Ne nuk jemi një ‘Rusi e vogël’ dhe nuk kemi plane ushtarake”, tha ai.

SHKARKO APP