Vuçiç i vendosur: Nuk do ta njohim Kosovën, nuk kemi firmosur asnjë akt të tillë
Aleksandar Vuçiç tha në takimin parazgjedhor në Kralevë se bisedimet dhe situata në Kosovë nuk do të jenë të lehta dhe se për 11 vjet dëgjon histori se e “humbën, tradhtuan dhe shitën Kosovën”, si dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të udhëheqë një politikë serioze dhe të përgjegjshme.
“A do të jetë e lehtë për ne bisedimet apo situata në Kosovë dhe Metohi? Jo, nuk do. Por për 11 vjet, mos harroni, ne dëgjojmë histori se si e humbëm Kosovën, si e tradhtuam dhe e shitëm Kosovën dhe pas 11 vitesh na tregojnë të njëjtën histori, pra, nëse jemi, atëherë pse të gjithë ende kërkojnë të njohim Kosovën dhe ne u themi: nuk do ta njohim Kosovën dhe do të vazhdojmë të udhëheqim një politikë serioze dhe të përgjegjshme”, ka theksuar Vuçiç.
Vuçiç tha se katër vitet e ardhshme do të jenë detyra të vështira për Serbinë, se zgjedhjet nuk janë lojë dhe se në to do të zgjidhet rruga e Serbisë.