Vuçiç komenton zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë thotë për Pacollin

Presidenti i zgjedhur i Serbisë që ende nuk e ka lënë postin e kryeministrit, ka komentuar për zgjedhjet në Kosovë.

Ai ka dalë kundër Ramush Haradinajt duke thënë se Bashkimi Europian nuk do të duhej ta lejonte që të shkonte si negociator në Bruksel.

Kryeministri në largim i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka komentuar me fjalë të zgjedhura për Behgjet Pacollin duke thënë se është pjesë e koalicionit që favorizohet nga amerikanët, shkkruan Expres.

“Në Prishtinë, para zgjedhjeve, janë dy rryma, njëra është linjë e UÇK-së dhe tjetra “variant direkte amerikane me Pacollin”.

Por, Vuçiq ka thënë se aktualisht përparësi ka koalicioni i linjës së UÇK-së, sipas tij, 42 me 38.

Por, kryeministri serb, në fund ka thënë se Serbia duhet t’i shikojë punët e veta.

SHKARKO APP