Vuçiç konfirmon vizitën në Uashington
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar udhëtimin e tij për në Uashington në takim me delegacionin e Kosovës.
Kjo thirrje ka entuziazmuar Serbinë, ndonëse është shprehur pesimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Vuçiç ka theksuar se para Serbisë do të jetë një periudhë e vështirë, por nuk sheh mundësi për kompromis.
“Nuk ka një zgjidhje thelbësore për të cilën mund të mendoj se mund të jetë e pranueshme apo e papranueshme barbartë për të dyja palët. Por, për vendin tim do të luftojë me gjithë forcën dhe me zemër”.
Një pjesë e opinionit dhe opozita e kanë akuzuar atë se është duke shkuar në SHBA për të vënë firmën për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe atë pikërisht para festës së Vidovdanit kur serbët shënojnë betejën e Kosovës.
“Kjo as që do të jetë temë, as që do të lejojmë të jetë temë. Por, kjo flet se çfarë do të bënin disa këtu dhe çfarë kanë bërë”.
Para këtyre dy datave janë paralajmëruar disa vizita të rëndësishme siç është ajo e të dërguarit të BE-së, Mirosllav Llajcak. Por, ka bërë edhe një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin.