Vuçiç: Kosova është djepi i Serbisë, bëni sa më shumë fëmijë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç pasi ka përuruar Klinikën Gjinekologjike në Pasjan ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të mbledhur në këtë vend.

Vuçiç nuk është përmbajtur nga deklaratat nacionaliste duke thënë se Kosova është djep i Serbisë.

“Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i luti serbët që për asnjë çmim mos t’i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vuçiç bëri apel që serbët e Kosovës të lindin sa më shumë fëmijë.

“Rroftë Serbia”, tha ai në fund, ndërsa është shoqëruar me duartrokitje të gjata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?