Vuçiç: Kurti do që Serbia ta njohë Kosovën, por kjo nuk ndodh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Hungaria është shprehur se Kosova po përpiqet që me këtë vendim të kërkojë njohjen e saj si shtet i pavarur. Po ashtu Vuçiç theksoi për mediat, se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, teksa pohoi se bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë veç pasi të hiqet vendimi për reciprocitetin e targave.

”Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. 

E përsëris, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?