Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që të fitojë dhe të luftojë për interesat e serbëve.
Vuçiç paralajmëroi gjithashtu edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor. Deri më tani, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.
Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë.