Vuçiç: Me shqiptarët do jetojmë 1000 vjet, s’duam luftë

ipas tij, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe çështja më e rëndë e Marrëveshjes së Brukselit, por që nuk është lehtë as për shqiptarët që në këto momente ta themelojnë AKS-në.

Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vitët e ardhshme dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë në të mirë të të dyja palëve, që të gjejmë mundësitë me të mira politike, por duke mos i dëmtuar interesat kombëtare të asnjërit, ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për çështje të caktuara. Edhe pse e di që kjo është shumë jo popullore edhe në Serbi, ne duhet ta dimë si të jetojmë, nëse jo njëri me tjetrin, atëherë njëri pran tjetrit. Dhe që kështu të jetojmë në një mijë vitet e ardhshme”, ka deklaruar Vuçiç gjatë një konferencë për media në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Ai i cili mendon se duhet të luftojmë sërish dhe të futemi në përleshje nuk mendoj se është shumë i mençur dhe se ia do të mirën vendit tonë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe çështja më e rëndë e Marrëveshjes së Brukselit, por që nuk është e lehtë as për shqiptarët që në këto momente ta themelojnë AKS-në.

“E rëndësishme është që gjërat t’i shtyjmë përpara dhe të shohim se si t’i zgjidhim gjërat strategjike”, ka theksuar Vuçiç.

Ai nuk është pajtuar me konstatimin se Marrëveshja e Brukselit është “shkronjë e vdekur në letër”.

“Mos e largoni nga fokusi që ato që i kemi biseduar, dhe ato që i kemi nënshkruar, por edhe ato që nuk janë implementuar në terren, që kemi pas dukshëm më pak incidente ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në nivel vjetor, sesa që kemi në Beograd ndërmjet serbëve. Kjo flet se bisedimet kanë dhënë rezultate, që njerëzit e dinë që vetëm me rrugë paqësore, vetëm me dialog, problemet mund të zgjidhen”, ka theksuar ai

SHKARKO APP