Vuçiç: Me Thaçin flasim serbisht. Një herë gati u përleshëm fizikisht

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar për herë të parë se në takimet me homologun e tij Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ka pasur dhe incidente që kane rrezikuar te shkojnë deri ne përplasje fizike.

Aleksandar Vuçiç: Flasim me njëri tjetrin në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale, atëherë kalojmë në serbisht. Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiqit, ndërsa unë atij por gjithçka përfundoi shpejt.

Kreu i shtetit serb, tha se pret që gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Serbi pas dy ditësh qe çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve. Sipas mediave të Beogradit në qendër të bisedimeve Vuçiç – Putin do të jetë iniciativa e Donald Trumpit në lidhje me dialogun, pas letrave të dërguara dy presidentëve.

SHKARKO APP