Vuçiç mesazh Kurtit: Gati për dialog, nuk pranojmë shantazhe dhe kërcënime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit lidhur me dialogun e dy vendeve.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për fatin e Marrëveshjes së Uashingtonit pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, Vuçiç tha se është e qartë se kush nuk dëshiron dialog. Sipas ”Kosovo Online”, Vuçiç tha se Serbia nuk mund të pranojë kërcënime e shantazhe, por është gati për dialog.

”Sa i përket Serbisë, ajo gjithmonë respekton marrëveshjet e nënshkruara, dhe nëse dikush thotë se ai nuk është i interesuar në Bashkimin e Komunave Serbe, por se ai është i interesuar në bashkësinë e komunave midis Rugovës dhe Sharës, atëherë është e qartë se ai nuk dua dialog”,-tha Vuçiç.

SHKARKO APP