Vuçiç: Morëm më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendi i tij ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, duke shtuar se marrëveshja për dokumentet është një ujdi verbale.

Pasi vëzhgoi stërvitjen e përbashkët të policisë dhe ushtrisë në poligonin Pasullanksa Livada, Vuçiç u tha gazetarëve se marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është verbale sepse është marrëveshje e nënshkruar më 2011, në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Për shkak se marrëveshje veç është e nënshkruar. Nuk ishte e vështirë, ishte e lehtë për të gjithë”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, 11 vjet më parë kishin arritur Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, që parashihte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vuçiç tha se është “gjithmonë” i gatshëm që të marrë pjesë në mbledhje të Kuvendit të Serbisë sa i përket Kosovës.

Bashkimi Evropian njoftoi më 27 gusht se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për eliminimin e lëshimit të dokumenteve për hyrje-dalje.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?