Vuçiç: “Nuk ka Asosacion të komunave me shumicë serbe sa të jetë Kurti në pushtet”
Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, Presidenti Vuçiç ka akuzuar ndërkombëtarë për “mosmbrojtjen e serbëve të Kosovës”.
Lidhur me Asociacionin Kreu i Qeverisë Serbe është treguar kategorik për refuzim deri sa të jetë Kryeministri Albin Kurti në pushtet.
“Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe ata nuk do ta themelojnë deri sa të jetë Albin Kurti në pushtet. Do të kërkojnë vetëm arsyetime dhe prapë do të thotë se i duhet nënshkrimi e pastaj do të thotë diçka tjetër. Asnjë Asociacion ata nuk do ta themelojnë madje as të atillë që na merr një pjesë të përgjegjësive dhe parimeve që janë nënshkruar më 2013 dhe 2015. Por unë e di se fuqitë e mëdha po e ruajnë dhe do ta ruajnë “fëmijën e tyre” që e kanë lindur, kurse serbët kush mbijeton do të jetojë.
Kështu Presidenti Vuçiç ka justifikuar edhe vendosjen e forcave serbe pranë kufirit me Kosovën duke theksuar kështu se është duke garantuar sigurinë e serbëve.
Vuçiç iu kundërpërgjigj sekretarit të NATO-s se ka shtuar forcat në Kosovë për të ofruar sigurinë për të gjtiha komunitetet duke thënë se “ska pasur nevojë që të garantojë sigurinë për askënd tjetër përveç për serbët. Sepse vetëm serbët janë të rrezikuar dhe vetëm serbët kanë qenë të sulmuar. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë të sulmuar. Vetëm serbët kanë qenë të sulmuar që prej vitit 2001, në vitin 2004 dhe më tej në vitin 2008, por posacërisht kur në pushtet ka ardhur Albin Kurti”, tha Vuçiq.