Vuçiç nuk përjashton përdorimin e forcës kundër shqiptarëve

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar lidhur me paralajmërimet për krijimin e Asocicacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.

Gjatë një interviste dhënë televizionit shtetëror serb, RTS, ai ka thënë se shteti duhet të reagojë edhe me forcë ndaj këtij akti të shqiptarëve.

“Duhet të reagojmë me mençuri dhe urtësi, por nëse do të duhet, atëherë do ta tregojmë forcën, dhe Serbia do të dijë mjaft mirë ta tregojë”, citohet të ketë thënë ai.

Vuçiç e ka quajtur si të parealizueshme përpjekjen e shqiptarëve të Preshervës, Bujanovcit e Medvegjës, pasi në këtë të fundit, sipas tij, jetojnë vetëm 6 për qind shqiptarë. (r.m.)/Illyria

SHKARKO APP