Vuçiç: Po përballemi me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pret që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në maj, për çka tha se Beogradi është i gatshëm, duke shtuar  se gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia përshtatet në një fjali njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se Serbia është në një pozitë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, vazhdimin e dialogut në fillim të majit.

“Do t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se nga Serbia pritet, në të gjithë hemisferën perëndimore, që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ky është thelbi i procesit. E gjitha qëndron në një fjali, pjesa tjetër nuk ka ndryshuar shumë. Përveç se tani ajo dëshirë do të jetë më e shprehur dhe më drastike se më parë”- tha ka thënë presidenti serb pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Siç raporton “Tanjug”, Vuçiç theksoi se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.

Ai ka theksuar se pret së shpejti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para dhe nga marrëveshja e zbatimit e vitit 2015. Ne do të presim për këtë”– tha ai,

“Ne u referohemi fjalëve të Lajçakut, se ajo që është dakorduar duhet të përmbushet”-, ka thënë Vuçiç.

SHKARKO APP