Vuçiç: Po të nënshkruaja pavarësinë e Kosovës, do të merrja çmimin Nobel për Paqe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç komentoi lëvizjet në administratën e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe fitoren e Joe Biden.
Vuçiç tha se Serbia do të përballet me një presion të madh për situatën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa theksoi se mendimi i tij se Biden nuk do të jetë i favorshëm për Serbinë doli se ishte i saktë.
Po ashtu ai theksoi se nëse Presidenti i Serbisë pa përkrahjen e Qeverisë do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës atëherë do të merrte çmimin Nobel për Paqe dhe se sipas tij do të cilësohej si demokrati më i madh në botë, shkruajnë mediat.
“Unë pres presion të madh kur vjen puna te Kosova. Do të luftojmë për të vërtetën, do t’ua themi njerëzve të vërtetën. S’do të them fjalë të këqija për Engelin, Albrightin,. Le të flasin për mua. Është puna jonë të mbrojmë interesin dhe të bëhemi të sjellshëm”, shtoi më tej Vuçiç.