Vucic ‘provokohet’ edhe nga CNN, e pyesin për njohjen e Kosovës
Asnjëherë nuk e kam dëgjuar kushtin që pavarësia e Kosovës duhet të njihet nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vucic për rrjetin televiziv amerikan, CNN.
Vuçiq në këtë intervistë më tej e ka sqaruar se nëse kjo kërkesë i bëhet i bjen që BE nuk e dëshiron Serbinë në gjirin e saj, së shpejti, transmeton Indeksonline.
CNN: A mund të thoni që do e njihni Kosovën si shtet të pavarur nëse doni të bëheni pjesë e BE'së?
Vucic: Asnjëherë nuk kam dëgjuar këtë kusht…
CNN: Ka mundësi që të bëhet kusht. Unë mund të shkojë sot te Komisioni Evropian dhe ata mund të thonë ‘po, është kusht’..
Vucic: Ata nuk do e thonë këtë…
CNN: Pra, ju po thoni që nuk duhet ta njihni apo që nuk pritet ta njihni Kosovën?
Vucic: Nuk është aq e thjeshtë. Të thuhet që duhet ta njihni Kosovën si shtet të pavarur, këtë nuk e kemi pasur si kusht. Ata (BE'ja) e dijnë se të thuhet se ju duheni ta njihni Kosovën si shtet të pavarur…kjo do të ishte një kusht i atillë Serbisë do ia dërgonte mesazhin: ‘OK, ne nuk presim juve së shpejti në Bashkimin Evropian’”, ka thënë Aleksandar Vucic.
Ai e ka mohuar se ndërhyn shpesh në media, një kritikë kjo që ishte bërë edhe nga organizata ndërkombëtare, ndërsa anulimin e projektit, “Rrjedha e Jugut” nga Moska për transportimin e gazit rus ndër të tjera edhe përmes Serbisë, e ka quajtur shokuese.
Express