Vuçiç reagon pas arrestimeve në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në Parlamentin e Serbisë në lidhje me arrestimet e ndodhura sot në Kosovë, ku janë prangosur serbë dhe boshnjakë. Vuçiç, duke komentuar arrestimin e serbëve, tha se “ata janë lidhur si kafshë”.

“Qëllimi i arrestimit të sotëm të serbëve në veri ishte që të frikësohen, që të terrorizohen dhe të mos ngrenë kokë përballë shqiptarëve. Qëllimi i vetëm i shqiptarëve është që të marrin veriun. Reagimi i Beogradit po planifikohet”, tha kreu i shtetit serb. Sipas Vuçiç, serbët e arrestuar janë lidhur si kafshë, kurse ata pak shqiptarë të prangosur, janë lejuar që të telefonojnë familjarët.

Ai tha se 25 persona u arrestuan jo për shkak të krimit dhe korrupsionit, por për të zaptuar veriun. Për Vuçiç, qëllimi i vetëm i Prishtinës dhe shqiptarëve është pushtimi i Veriut. Presidenti Vuçiç falënderoi qytetarët serbë në Zubin Potok, duke thënë se ata iu përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë” forcave speciale. Aleksandër Vuçiç u shpreh s kishte marrë informacion se në veri të Kosovës janë arrestuar gjithsej 19 serbë dhe boshnjakë, si dhe një shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?