Vuçiç refuzon planin amerikan për Kosovën

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur poshtë një dokument pune, lidhur me zgjidhjen e çështjes së  Kosovës i njohur si “paketa amerikane”.

Sipas gazetës së Beogradit, Vuçiç e ka vlerësuar këtë dokument të padenjë dhe të papranueshëm për Serbinë dhe të njëjtin nuk ka dashur as ta nxjerr në opinion, përcjell Telegrafi.

“Ekzistencën e këtij dokumenti ‘non paper”, i cila u dërgua së fundmi përmes kanalet diplomatike joformale në Presidencën e Serbisë, u konfirmua të shtunën edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke shpresuar se Beogradi do të pranojë atë letër, e cila kërkon që në mënyrë indirekte por praktike Serbia ta njoh Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Siç thuhet, “përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u janë prezantuar katër shtylla të marrëveshjes historike, kurse nga Prishtina kanë mbërritur zërat se zgjidhja e çështjeve të hapura bilaterale mes dy vendeve është njohja reciproke, dhe se pikërisht kjo është në letrën, të cilën e ka në duar Beogradi”.

Gazeta serbe pretendon se i ka siguruar katër pikat e “pakos amerikane”, të cilat ia ka dorëzuar presidentit serb.

“Asociacioni i Komunave serbe merr fuqi të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës. Asociacioni do të ishte i lidhur ngushtë me zv/kryeministrin e Kosovës, që do të ishte nga radhët e komunitetit serb, e që do të ishte kontrollues i kësaj bashkësie”, janë dy pikat e para, të prezantuara në artikullin e gezetës serbe.

SHKARKO APP