Vuçiç: Serbët s’e votuan Thaçin për president

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se, nuk është aspak i gëzuar dhe i kënaqur me zgjedhjen e Hashim Thaçit si president të Kosovës, por ka thënë se, kjo ka qenë zgjedhja e shumicës shqiptare.

Vuçiç ka thënë për gazetarët se, deputetët serbë nuk e kanë votuar Thaçin dhe se, për këtë, nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar.

Ai ka thënë se, votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjes së tyre, transmeton “Koha.net”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vuçiç ka shtuar se, serbët nuk kanë votuar as kandidatin tjetër për president.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për këtë kanë mbështetjen time”,- ka thënë Vuçiç. Ndërsa në lidhje me një takim të përfolur mes Thaçit dhe Marko Gjuriqit, ai tha se, nuk dëshiron ta komentojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?