Vuçiç: Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis me Kosovën

“Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës”. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç për të përditshmen greke, Katimerini.

Teksa është pyetur në lidhje me mundësinë e korrigjimit të kufijve si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçic ka hezituar që të përgjigjet.

“Jemi të gatshëm dhe të hapur të bisedojmë për çfarëdo zgjidhje kompromisi. Disa po përmendin modele tjera, por asgjë konkrete nuk po ofrojnë. Nëse dikush mendon se mund të vjen në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

SHKARKO APP