Vuçiç: Serbia është e rëndësishme, Merkel më kërkoi takim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka konfirmuar se kancelraja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar që të takohet të dielën në Paris me 11 nëntor.
Ai ka thënë se një kërkesë e tillë i është dërguar nga kabineti i kancelares gjermane, shkruan ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga zyra e kancelarë Merlek, se ajo dështiron një takim bilateral me mua në mëngjesin e të dielës, gjë që flet për rëndësinë e Serbisë. Njerëzit duhet të jenë krenar dhe të kënaqur”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

Në këtë takim thuhet se çështje kryesore e diskutimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Vuçiq në këtë konferencë për media ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e një takse prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Ai ka thënë se do të kërkojë nga BE që të zbatohet marrëveshja e CEFTA-s./GazetaExpress

SHKARKO APP