Vuçiç shkon sot në Kosovë: Shqiptarët, të kënaqur vetëm po t’u japim dy shtete

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një vizitë sot në Kosovë. Vuçiç ka thënë mbrëmjen e djeshme se Lista Serbe nuk e pranon Fatmir Limajn si kryesues të delegacionit negociator kosovar.

Vuçiç ka thënë gjithashtu se që shqiptarët të jenë të kënaqur, duhet të marrin dy “Kosova”. Vuçiç ka thënë se anulimi i takimit nuk është ndërprerje e dialogut.

“Shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime. Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?