Vuçiç shtyn për të martën mbledhjen e Qeverisë për “Trepçën”

Mbledhja e qeverisë Serbe e parashikuar për nesër është shtyrë për të martën nga Vuçiç.

Me arsyetimin se duhet konsultuar me liderët serb përsa i përket Ligjit për Trepçën si dhe Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën dhe më pas të merret vendimi përfundimtar rreth këtyre çështjeve.

Vucic të dielën ka mbajtur konsultime me ministrat përgjegjës dhe shërbimet me rastin e problemeve të reja sa i përket Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën dhe ligjin e ri për Kombinatin Trepça.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas miratimit të Ligjit në Kuvendit e Kosovës lidhur me shndërrimin e Trepçës në Shoqëri Aksionare ku shteti i Kosovës i ka 80 për qind të aksioneve dhe punëtorët 20, Beogradi zyrtar dhe serbët të përfaqësuar në institucionet e Kosovës kanë reaguar ashpër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?