Vuçiç: Të qetësohemi, sepse me “zemër të nxehtë” disa herë e kemi humbur Kosovën

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq mendon se për Kosovën dhe gjithë tjerët duhet “kokat e ftohta” csepse siç thotë ai me “zemrat e nxehta” Kosova disa herë është humbur.

“Ne kemi pranuar jetën në Kosovë dhe mendoj se më shumë se këtë askush nuk mund të na kërkojë. Kemi mundësuar dialogun në nivelin më të lartë, që njerëzit atje të jetojnë normalisht, të kthehen, punojnë, dhe atë të pavarur nga marrëdhëniet politike”, ka thënë Vuçic për të përditshmen serbe “Blic”.

“Jetoni, punoni, udhëtoni, mësoni…e askush nuk do t’iu pengojë në këto, veç se do iu ndihmojmë”, tha kryeministri serb. Megjithëse siç sqaron ai, është e vështirë dikujt t’ia shpjegosh se është e papranueshme “të shtyhet dikush të pranojë dhunshëm territoret e copëtuara”, transmeton kp.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse, askush zyrtarisht nuk na e ka kërkuar një gjë të tillë, por në çdo rast do të përgjigjemi në këtë pyetje vetëm nëse neve na shtyjnë të bëjmë të panevojshmen. Për neve dhe për të gjithë kur është fjala për Kosovën duhet kokat e ftohta sepse me zemra të nxehta disa herë e kemi humbur”, tha Vuçic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri serb deklaroi se duhet që të gjithë të kenë pak durim dhe të punojnë më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?