Vuçiç telefonon Veriun e Mitrovicës: Mbahuni se jemi me ju

Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, bashkë me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, kanë arritur në veriun e Kosovës, ku kanë takuar serbët e Kosovës.

Selakoviq tha se “edhe nëse të gjithë bindemi se është më mirë që krejt Kosova të jetë e pavarur, që ajo të mos preket dhe nuk është e rëndësishme që në Rahovec, Kaçanik e tjera vende nuk ka banorë serbë, dëshiroj ta shtrojë një pyetje: A duhet të shkojmë kësaj rruge dhe të zvogëlohemi nëpër këto troje apo duhet të mbrojmë atë që është e Serbisë”.

Selakoviq ka kritikuar patriarkun e Kishës që ditë më parë nxiti me deklarata të tij tensione për shpallje të autonomisë në veri

“Kërkoj durimin tuaj edhe pse kjo shpesh ju ka dëshpëruar. Para 5 muajve ishim këtu të gjithë, s’mundën Marko Gjuriçit t’i bëjnë asgjë atëherë as neve s’kanë çka na bëjnë”.

“Nëse dëshirojmë ta ruajmë vendin tonë, na duhet mund dhe durim, duhet të mbani mend se sot më shumë se kurrë e keni shtetin prapa në krye me Vuçiçin në të cilin mund të besoni. Nuk duam luftë, nuk duam që ju të bini pre e provokimeve”, theksoi ai, raporton KTV.

Ndërkaq, Marko Gjuriç, tha se nuk mund ta përshkruajë çfarë përgjegjësie ndjen kur gjendet në Kosovë. “Kam ardhur sot që t’ua dërgoj që krenohem me fuqinë dhe durimin që keni toleruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që u janë thënë këto ditë”.

“Shumë armiq tanë në ditët e sotme e di që do të dëshironin të na shihnin që jemi kundër njëri-tjetrit, por që ju nuk e keni lejuar këtë. Nuk do të merrem me ata që ju quajnë të ashtuquajtur serbë”, tha ai.

Gjuriçi tha se nuk do të lejojnë shqiptarët që të marrin veriun.

“Do të jetojmë të qetë këtu. E kam një lajm që e kemi marrë nga Vuçiçi. Në veri do të realizojmë deri në fund të vitit të gjitha projektet që i kemi nisur”, tha Gjuriçi.

Në fund, ai u ka thënë serbëve të pranishëm se “e keni fjalën tonë se nuk do të kenimë pak pavarësi, por më shumë, do të keni më shumë para dhe të gjitha nga Serbia”.

Tutje Gjuriçi i telefonoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë kohës sa po fliste para të pranishmëve, ndërsa kreu i shtetit serb tha se “jemi shumë larg çdo zgjidhjeje për Kosovën, por do ta vazhdojmë luftën”.

“Ju e dini kush lufton për Kosovën dhe për juve. Asnjë vendim nuk do ta marrim pa ju. Në shtator do të vij që t’ju takoj dhe t’ju njoftoj për më të rejat”, tha Vuçiçi.

“Mbahuni se Serbia është me ju”, ka qenë mesazhi i Vuçiçit përmes telefoni drejtuar të pranishmëve në sallë.

Kurse, presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ky është një “moment historik”, sepse Kosovës i nevojitet paqja, prosperiteti dhe siguria për gjeneratat që vijnë.

Ai shtoi se çështja e Kosovës është çështje e tërë popullit serb dhe theksoi se deri më tani nuk kanë pasur kujt t’u drejtohen në Beograd.

“Për këtë arsye tani porosisim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Lista Serbe dhe populli serb në Kosovë e Metohi kanë shumë besim në të”, tha Rakiqi, dhe u bëri thirrje presidentit serb që të vazhdojë luftën për të ardhme më të mirë për serbët “në krahinën jugore” sikurse edhe në të gjitha pjesët e botës ku jetojnë serbë.

SHKARKO APP