Vuçiç thotë se bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë.
“Besoj se presioni ndaj atyre (në Kosovë), do të jetë gjithnjë e më i madh. Mendoj se të gjithë ua kemi borxh paqen brezave të rinj, sepse lufta nuk mund të na dërgojë askund”, citon n1 të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se kufijtë e Serbisë duhet të jenë të hapur për të gjithë në rajon, sepse kështu, sipas tij, do të mundësohet qarkullimi i lirë i mallit, i kapitalit, i shërbimeve dhe i njerëzve.

“Nëse dikush mendon se me vënien e taksës do të zgjidhë problemet, gabon”, ka përfunduar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?