Vuçiç u thotë fëmijëve nga Kosova: Beogradi është kryeqyteti juaj

 

“Serbia do të insistojë në formimin e një bashkësie të komunave serbe në Kosovë ", në mënyrë që fëmijët serbë të jenë të sigurt", deklaroi kryeministri serb Aleksandar Vucic. “Duhet të ekzistojë një institucion ku serbët të mund të adresojnë problemet e tyre”, tha kryeministri të premten në Beograd, takoi disa qindra fëmijë nga Kosova.

Fëmijet serb nga Kosova janë duke vizituar kryeqytetin serb si pjesë e një fushate të quajtur, "Beogradi për fëmijët serb." Vuçiç u tha fëmijëve se: "Beogradi është kryeqyteti juaj, mos lejoni asnjë t'ju mësojë gabimisht," tha ai, dhe shtoi se ai ishte "i vetëdijshëm se sa e vështirë është jeta e fëmijëve serbë në Kosovë."

M. C

SHKARKO APP