Vuçiç: Unë se firmos njohjen e Kosovës, gjeni president tjetër
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç është shprehur se nuk do të nënshkruaj kurrë njohjen e Kosovës.
Kjo deklaratë është bërë tek televizioni serb RTS, ku theksoi se firma e tij nuk do të jetë mbi asnjë dokument që ka si rezultat njohjen reciproke me Kosovë.
“Unë nuk do ta nënshkruaj kurrë me dorën time njohjen e Kosovës. Ata po thonë që e duan njohjen nga Serbia dhe unë s’mund të them që do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ata (serbët) e kanë dikë që mund të bëjë një gjë të tillë, le ta zgjedhin, zgjedhjet presidenciale do të jenë në më pak se një vit”,-deklaroi Vuçiç për RTS në një intervistë për Samitin e Zagrebit, emërimin e Miroslav Lajçakut dhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.
Plot një vit më parë, në një intervistë në Pink TV në fillim të majit fill pas samitit të Berlinit presidenti serb qe treguar hakmarrës ndaj disa opozitarëve të tij dhe disa vendeve perëndimore që e kishin kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Ju pyes juve cila është zgjidhja tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj të plotë. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj” pati thënë një vit më parë Vuçiç.
“Unë kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy duke iu referuar marëveshjes me shkëmbim territioresh. Kreu i shtetit serb shtoi atëhere se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, pavarsisht se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë. “Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”,-është shprehur në shkurt të këtij viti presidenti serb.
Ndërkohë, ai është shprehur se aktualisht ai nuk ka asnjë ide se si do të jetë zgjidhja mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.