Vuçiç: Ushtria e Kosovës frikëson serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia gjendet në një pozitë shumë të vështirë, në lidhje me krijimin e ushtrisë nga Kosova.
“Disa prej partnerëve tanë perëndimore janë duke gjurmuar me duar dhe këmbë në mënyrë që Kosova të jetë anëtare e Interpolit”.
Për këtë arsye Serbia planifikon që Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç do të ketë më shumë udhëtime gjatë kësaj jave, kurse me angazhime do të jenë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, njësoj si kryeministrja.
Vuçiç gjithashtu ka thënë se në lidhje me këto tema ka paralajmëruar edhe sekretarin e përgjithshëm dhe se nuk ka më shumë çfarë të shtojë për serbët në Kosovë.