Vuçiç “zbarkon” në Kosovë, do takojë minatorët e Trepçes
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Kosovën të dielën, më 3 prill.
Lajmi i vizitës së kryeministrit serb në Kosovë është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri të dielën, më prill 3 do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën”, tha Gjuriç për Radio Televizionin e Serbisë, RTS, raportojnë mediat në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë po ashtu ka deklaruar se kjo vizitë është një mbështetje e fortë për serbët në Kosovë, siç tha ai “në një kohë të vështirë dhe të paqëndrueshme”.