Vuçiq flet në telefon me Mogherinin

Vonesa në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e Trepçës, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë telefonike me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Vuçiq dhe Mogherini biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, njofton KP.

Presidenti Vuçiq tha se një situatë e tillë është e papërshtatshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, nëse krijohen kushtet e nevojshme.

SHKARKO APP