Vulin: Ishim të gatshëm t’i përgjigjeshim krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, thotë se Serbia ishte e gatshme që t’i përgjigjej çfarëdo sfide që do të mund të sillte krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Këto deklarata vartësi i Vuçiqit i ka bërë në një intervistë për ‘RTS’, ku ndër të tjera ka folur edhe për investimet që do të bëjë në ushtrinë e Serbisë dhe nevojën që Serbia të ketë një ushtri më të fortë.

Për Vulinin, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk e ka ndryshuar balancën e forcave në rajon.

Sipas tij, krijimi i Ushtrisë, ka qenë i panevojshëm. “A do të hyjnë në luftë me Shqipërinë?, apo do të pushtojnë Maqedoninë veriore, apo do të sulmojnë Serbinë dhe serbët?. Nuk ka asnjë arsye për krijimin e kësaj ushtrie”, ka thënë Vulin.

Ushtria e Republikës së Kosovës është krijuar me 14 dhjetor të vitit 2018, me votë unanime nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në mbështetje të Ushtrisë, kanë dalë SHBA-të, Gjermania, Franca e Britania e Madhe./GazetaExpress/

SHKARKO APP